Telegram ngushëllimi nga BQK për vdekjen e z. Roland Kaçani

04/11/2019


Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka pritur me pikëllim të madh vdekjen e drejtorit të deritashëm të kompanisë së sigurimeve “Sigma”, Roland Kaçani.

Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka ngushëlluar familjen Kaçani për humbjen e më të dashurit të tyre dhe gjithë sektorin e sigurimeve në Kosovë.

Rolandi do të mbahet mend si një punëtor dhe bashkëpunëtor i madh me të gjithë dhe për të mirën e sektorit të sigurimeve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!