Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
06/10/2008
Sot më 06.10.2008 në një takim informativ Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Hashim Rexhepi u prit nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi.
Z.Rexhepi shkurtimisht informoj kryekuvendarin e Kosovës me krizën në sistemin financiar botëror si dhe ndikimit e tij në Kosovës. Nga Guvernatori Rexhepi u tha se përkundër faktit që Kosova nuk është e prekur nga këto rrjedha financiare, BQK ka marrë masat e nevojshme preventive, duke përcjellë më për së afërmi të gjitha institucionet financiare të Kosovë dhe pranimin e informatave të nevojshme për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre financiare.
Në këtë takim gjithashtu është cekur edhe nevoja e zgjedhjes së Bordit të ri Drejtues të Trustit Pensional të Kosovës për të cilën Kryetari Krasniqi tha se pasi që Komisioni për Buxhet dhe Financa të shqyrtoj propozimin dhe të bëjë rekomandimet, do të shqyrtohet edhe në Kuvendin e Kosovës.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara