27/08/2024
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin korrik 2024.
Ndërmjetësit tjerë financiarë
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën e 590.08 milionë euro, duke shënuar rritje për 6.42 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 68.64% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiarë në korrik 2024 arritën vlerën e 405.00 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 8.52 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.66% në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar.
Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin korrik 2024 ishte 43.97 milionë euro.
Kompanitë e sigurimeve
Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit korrik 2024 arritën vlerën e 331.44 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 1.36 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.63%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 27.79% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.98%.
Fondet pensionale
Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën e 3.00 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 76.91% të gjithsej aseteve.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën: https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/