Shkëlqesia e tij, z. Andreas Farrese , ambasador i Italisë vizitoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

20/11/2013

Shkëlqesia e tij, z. Andreas Ferrarese , ambasador  italian  në Republikën e Kosovës, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u prit në takim njohës  nga Guvernatori  i BQK-së z.Bedri Hamza  , me të cilin shkëmbeu informacion mbi zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, si dhe mbështetjen që shteti italian  është duke dhënë në zhvillimin e Kosovës.

Fillimisht Guvernatori Hamza ka  falënderuar  Ambasadorin  italian  për vizitën e tij në BQK, duke shtuar se Italia  si një vend mik i Kosovës, në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e madhe e zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës. Në vazhdim,Guvernatori  Hamza u ndal tek zhvillimet në sistemin bankar në Kosovë duke  bërë një përshkrim  lidhur me ecuritë ekonomike në përgjithësi si dhe ecuritë  në  sektorin  financiar të vendit, në veçanti.

Shkëlqesia e tij, ambasadori italian  z. Andreas Ferrarese  duke u falënderuar për pritjen e organizuar, theksoi se Italia vazhdon të jetë e fokusuar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës dhe se informacionet e  ofruara nga Guvernatori Hamza ,  mbi ecuritë ekonomike e financiare do të jenë të dobishme për rritjen e mëtejme të kësaj mbështetjeje si në sferën e identifikimit të projekteve të reja dhe të inkurajimit të investitorëve të rinj ashtu edhe atë të nxitjes së bashkëpunimit midis BQK-së dhe Bankës Qendrore të Italisë.