Shkëlqesia e tij z.Ferrarese, Ambasador i Italisë së bashku me një delegacion nga Italia vizitoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

07/06/2016

Shkëlqesia e tij, z. Andreas Ferrarese, Ambasador Iitalian në Republikën e Kosovës së bashku me një delegacion të përbërë nga z. Giorgio Baiutti, Shef i Kabinetit të Këshillit Rajonal Friuli Venezia Giulia, z.IACOP Franco Kryetar i Këshillit të Qarkut dhe Koordinator i Presidentëve të Kuvendeve Legjislative dhe z.Mauro Dal Saviopo vizituan Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u pritën nga Guvernatori i BQK-së z.Bedri Hamza .
Fillimisht Guvernatori Hamza ka falënderuar Ambasadorin Italian dhe delegacionin që kryesonte për vizitën e tij në BQK, duke shtuar se Italia si një vend mik i Kosovës, në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e madhe e zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës. Me këtë rast Guvernatori Hamza bëri një rezyme të zhvillimeve në BQK, duke u ndalur tek zhvillimet në sistemin bankar në Kosovë duke bërë një përshkrim lidhur me ecuritë ekonomike në përgjithësi, si dhe ecuritë në sektorin financiar të vendit, në veçanti.
Ndërkaq, Shkëlqesia e tij, Ambasadori Italian z. Andreas Ferrarese ka falënderuar Guvernatorin për pritjen e organizuar dhe theksoi se Italia vazhdon të jetë e fokusuar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës dhe se informacionet e ofruara nga Guvernatori Hamza, mbi ecuritë ekonomike e financiare do të jenë të dobishme për rritjen e mëtejme të kësaj mbështetjeje si në sferën e identifikimit të projekteve të reja dhe të inkurajimit të investitorëve të rinj ashtu edhe atë të nxitjes së bashkëpunimit midis BQK-së dhe Bankës Qendrore të Italisë, gjithsesi edhe me institucionet e tjera ekonomike të Italisë.
Guvernatori Hamza ka shprehur gatishmërinë e plotë të tij dhe institucionit që drejton që të angazhohen në thellimin e bashkëpunimit jo vetëm me Bankën e Italisë, por që ky bashkëpunim të shtrihet edhe me partnerë strategjikë nga Italia të cilët do të jenë të mirëpritur të investojnë në Kosovë. Të dyja palët bashkëbiseduese u dakorduan që takimet e këtij niveli të jenë më të shpeshta dhe të krijohen mundësitë e bashkëpunimit dhe temat e shtjelluara në një të ardhme të bëhen edhe realitet në praktikë.