Seminar me institucione kredidhënëse

09/05/2011

Avancimi i informacionit kreditor dhe i Regjistrit të Kredive të Kosovës

Në organizim të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në përkrahje të USAID -  përkatësisht të PPMA (Programi  për Përmirësimin e Mjedisit Afarist), organizohet seminari treditorë ku do të marrin pjesë përfaqësues të bankave komerciale dhe të institucioneve financiare jo-bankare që operojnë në Kosovë. Seminarin do ta hap Guvernatori i BQK-së, z. Gani Gërguri, ndërsa ndër prezantues kyç do të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë të kësaj fushe si dhe përfaqësues të PPMA nga USAID.
Seminari ka për qëllim avancimin e informacionit kreditor dhe Regjistrit të Kredive të Kosovës, kështuqe pritet të rezultojë me një Plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së të dhënave kreditore. Kjo synohet të arrihet përmes identifikimit të faktorëve që ndikojnë në të dhënat e shkëmbyera, ngritjes së vetëdijes për të drejtat a huamarrësve, rritjes së efikasitet të operacioneve interne dhe dakordimit për implementim të këtij plani.

Seminari mbahet më 11-13 Maj 2011, duke filluar nga ora 9:00, në Hotel Emerald në periferi të Prishtinës. Ftohen mediat që të marrin pjesë në hapje të këtij seminari.