Rritet interesimi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për investime në Kosovë

03/12/2012

Prishtinë, 3 dhjetor 2012

Guvernatori Gani Gërguri ka pritur sot në takim një delegacion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga z.Tomasz Telma, Drejtor i departamentit për Evropë dhe Azi Qendrore.
Me këtë rast, krahas njoftimit të mysafirëve me ecuritë aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, Guvernatori Gërguri ka falënderuar IFC-në për kontributin e tyre dhënë zhvillimit të sektorit financiar të vendit tonë, që nga dita e parë e themelimit të këtij sektori si dhe për projektet aktuale që IFC është duke i zhvilluar në fushën e mikrofinancave, atë të tregut bankar dhe të qeverisjes korporative.
Njëkohësisht, z.Telma, ka ritheksuar gatishmërinë e IFC-së për fuqizim të partneritetit me Kosovën edhe në sektorë tjerë të ekonomisë si agrobiznesi, infrastruktura, përmirësimi i ambientit për biznes, energjia e ripërtritshme dhe sektorë tjerë që kanë synim të përbashkët avancimin e mëtejmë të sektorit privat të ekonomisë së vendit tonë.