Rregulla e sigurimit të jetës

03/01/2008

Bordi i AQBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 17 dhjetor 2007, aprovoi Rregullën për Sigurimet e Jetës. Me aprovimin e kësaj rregulle janë krijuar bazat ligjore për themelimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së kompanive të Sigurimit të Jetës. Tregu i sigurimeve në Kosovë deri me tani nuk e ka ofruar ketë produkt të sigurimeve për shkak të mungesës se kornizës ligjore.

Me aprovimin e rregullës mbi Sigurimin e jetës janë krijuar mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve të sigurimeve në Kosovë, ashtu që tani qytetarët dhe bizneset, përveq sigurimeve të tjera, mund të sigurojnë edhe jetën e vet apo të tjetrit, derisa përfitues i policës mund të jetë trashëgimtari i tij ligjor apo ndonjë person tjetër që është përcaktuar më rastin e kontraktimit të këtij sigurimi.