23/07/2024
Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin qershor 2024 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).
Asetet e bankave komerciale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën në 7.60 miliardë euro, duke shënuar rritje për 2.58% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit qershor kanë arritur vlerën në 5.35 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në qershor 2024 janë rritur për 124.56 milion euro ose 2.39%.
Vlera e kredive të reja në muajin qershor 2024 ishte 236.50 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në kredi në muajin qershor 2024 ishte 6.12% (në maj 2024 ka qenë 6.14%).
Depozitat e klientëve në qershor 2024 kanë arritur vlerën prej 6.13 miliardë euro, duke shënuar rritje për 67.67 milionë euro, ose 1.12% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.13% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.05% të gjithsej vlerës së depozitave.
Vlera e depozitave të reja në muajin qershor 2024 ishte 78.92 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin qershor 2024 ishte 2.89% (në maj 2024 ka qenë 2.48%).
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin qershor 2024 ishte 3.23% (në maj 2024 ka qenë 3.65%).
Raporti kredi-depozita në muajin qershor 2024 ishte në nivelin 87.16%.
Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit qershor 2024 arriti vlerën në 901.99 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 4.80 milionë euro apo 3.32% krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 143.83 milion euro.