Publikimi i statistikave të bankave komerciale për prill 2024

24/05/2024

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin prill 2024 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit prill 2024 kanë arritur vlerën në 7.39 miliardë euro, duke shënuar rënie për 1.28% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak te zvogëlimit të aseteve të ndërlidhura me instrumentet financiare.

Kreditë bruto në fund të muajit prill kanë arritur vlerën në 5.14 miliardë euro, duke shënuar rritje për 54.79 milionë euro ose 1.08% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja në muajin prill 2024 ishte 213.68 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin prill 2024 ishte 6.07% (në mars 2024 ka qenë 6.24%).

Depozitat e klientëve në prill 2024 kanë arritur vlerën prej 6.03 miliardë euro, duke shënuar rënie për 18.27 milionë euro, ose 0.30% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 26.82% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 68.00% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.10 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin prill 2024 ishte 52.54 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin prill 2024 ishte 2.55% (në mars 2024 ka qenë 2.71%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin prill 2024 ishte 3.53% (në mars 2024 ka qenë 3.53%).

Raporti kredi-depozita në muajin prill 2024 ishte në nivelin 85.23%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit prill 2024 arriti vlerën në 875.14 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u rritën për 1.94 milion euro apo 1.33% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 147.73 milionë euro.