Publikimi i statistikave për BQK-në (pasqyra dhe bilanci i gjendjes) dhjetor 2023

15/01/2024

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë: dhjetor 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e BQK-së në muajin dhjetor 2023 arritën vlerën prej 1.64 miliard euro, duke shënuar rënie për 127.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i zvogëlimit të bilancit të mjeteve të qeverisë (335.2 milionë euro) në njërën anë dhe rritjes së depozitave të fondeve pensionale (126.2 milionë euro), AKP (1.1 milion euro), bankat komerciale (67 milionë euro) si dhe korporatat publike jofinanciare (3.3 milionë euro).

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit më 31 dhjetor 2023 ishte 1.17 miliard euro. Gjatë muajit dhjetor 2023 krahasuar me muajin nëntor 2023, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letra me vlerë janë zvogëluar për 51.7 milionë euro, si rezultat i zvogëlimit të investimeve në depozita prej 71.1 milionë euro dhe rritjes neto  të letrave me vlerë për 19.4 milionë euro.  

Depozitat në BQK më 30 dhjetor 2023 ishin 1.36 miliardë euro, prej të cilëve 364.4 milionë euro ishin nga qeveria qendrore, 590.5 milionë euro nga bankat komerciale dhe 166.4 milion euro AKP dhe 241 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së më 30 dhjetor 2023 ishte 99.3 milionë euro,

Ndërsa sa i përket aseteve të rezervës ndërkombëtare  në fund të muajit dhjetor 2023 shënuan vlerën 1.13 miliard euro e që janë për 255 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 211 milionë euro dhe investimet në letra me vlerë  për 44 milionë euro.