Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith mbështet pavaresinë e vazhdueshme të BQK-së

03/05/2012

  

Pavarësia e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është me rëndësi shumë të madhe për reputacionin e Kosovës para investitorëve potencialë dhe bashkësisë ndërkombëtare, tha sot ICR Pieter Feith, pas takimit me Guvernatorin e BQK-së, Z. Gani Gërguri.
ICR, po ashtu shfrytëzoi rastin për t’i uruar Qeverinë e Kosovës, BQK-në dhe Z. Gërguri për Marrëveshjen Stand-by (MSB) për Kosovën, të aprovuar tash së fundi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjë që do të përmirësojë perspektivën e përgjithshme financiare dhe mbështesë stabilitetin financiar të vendit. Aprovimi i MSB-së vjen pas përmbylljes së suksesshme nga Kosova të Programit për Monitorim të Stafit të realizuar mes muajve qershor dhe dhjetor të vitit 2011. 
ICR-ja, Pieter Feith, tha:
“Pavarësia e Bankës Qendrore të Kosovës mbetet prioritet i ICO-së, gjë që është qenësore jo vetëm për funksionimin legjitim të bankës, por edhe për kredibilitetin financiar ndërkombëtar të Kosovës. Banka Qendrore duhet të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike.”
“E përgëzoj Z. Gërguri për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij si Guvernator i BQK-së, si dhe dëshiroj t’i ofroj përkrahjen time të plotë për punën e tij në të ardhmen.” 
Fund