PRESIDENTJA ATIFETE JAHJAGA TAKOI GUVERNATORIN E BQK-SË, BEDRI HAMZA

16/04/2013

E martë, 16 prill 2013

Presidentja Jahjaga, në takimin e parë me guvernatorin e ri të BQK-së z. Bedri Hamza, tha se Kosova është shembull në rajon për stabilitet dhe qëndrueshmëri financiare.

Ajo shprehu mbështetjen e plotë për guvernatorin dhe për BQK-në.

Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza e njoftoi presidenten Jahjaga me gjendjen aktuale në këtë institucion dhe me punën që po bën ky institucion.

Zotëri Hamza theksoi se prioritet i tij do të jetë forcimi i mbikëqyrjes së bankave dhe kompanive të sigurimit, si dhe ofrimi i mbështetjes për avancimin e politikave për zhvillim ekonomik.

Kumtesa është  marrë nga uebfaqja e Presidencës; www.president-ksgov.net