Pjesëmarrja në Konferencën Vjetore të FMN-së dhe BB-së

03/10/2008

Me ftesë të Kryetarit të Bordit të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Hashim Rexhepi si dhe Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala në cilësinë e vëzhguesve do të marrin pjesë në punimet e Konferencës së rregullt vjetore e cila do të mbahet në Washington D.C. më 11 deri më 13 tetor.

Në këtë konferencë përfaqësues i BQK-së së bashku me guvernatorin Rexhepi do të jetë edhe zv.guvernatori Gani Gërguri.

Pjesëmarrja në këtë Konferencë të FMN-së dhe Bankës Botërore fiton peshë domethënëse për shkak të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në konferencat vjetore te FMN-së dhe të BB-së edhe në të kaluarën BQK ka qenë e pranishme.