12/09/2014
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës, Fakultetin Ekonomik organizuan sot konferencën e përbashkët me temën "Perspektiva Ekonomike e Evropës Juglindore në periudhën pas krizës".
Qëllimi kryesor i kësaj konference është diskutimi mbi trendet aktuale dhe perspektivat afatmesme ekonomike të vendeve të Evropës Juglindore, duke u fokusuar në pengesat e rritjes së tyre ekonomike dhe mbi modifikimet në modelin e zhvillimit ekonomik në periudhën pas krizës. Guvernatori Bedri Hamza në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve ndër të tjera potencoi me sfidat me të cilat po përballet edhe ekonomia e Kosovës , me theks të veçant u ndal tek sektori bankar . Ai më tej tha se ekonomia e Kosovës nuk ka pasur ndonjë qasje të madhe në tregjet kapitale dhe financiare, por ka pasur ndikim të kufizuar.Po sipas tij ndikime ka pasur në pjesën e eksporteve, në pjesën e investimeve të huaja direkte dhe kjo ka pasur impaktin e vet që e ka kufizuar rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në Kosovë viteve të fundit ka qenë më e madhja në mesin e vendeve të Evropës Juglindore prej 3-4%. Mirëpo, kjo rritje edhe pse ka qenë më e madhja, nuk ka qenë e mjaftueshme për gjenerimin e vendeve për absorbimin e të rinjve në punë”, theksoi guvernatori Hamza.Në vijim Guvernatori u shprehë se , Kosova ka ligjet mjaft të avancuara të cilat kanë ndikuar që të ruhet stabiliteti fiskal.
Një element tjetër pozitiv është fakti se Kosova ka borxhin më të vogël publik në rajon që sillet prej rreth 9%. Po sipas tij sektori bankar në Kosovë ka pasur zhvillime pozitive si sektor i ri, duke filluar nga zero. Duke folur për normat e interesit ai permendi se kanë qenë të larta të cilat poashtu vazhdojnë të jenë të tilla në krahasim me vendet e regjionit dhe të Bashkimit Evropian, por guvernatori Hamza ka thënë se trendi është shumë premtues dhe nëse krahasohet norma e interesit me atë para 2-3 viteve kemi një ulje të interesit në kredi prej afër 4%. Norma e interesit përveç që ka pasur rënie në kredi, ka pësuar rënie edhe në depozita edhe për shkak se bankat vazhdojnë që ta rrisin efikasitetin e vet, t’i zvogëlojnë shpenzimet operacionale dhe kështu që presim që norma e interesit në kredi brenda këtij viti të bie te norma njëshifrore”, ka thënë Hamza.Gjithnjë sipas guvernatorit problemi më i madh është te deficiti i lartë tregtar, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe norma e lartë e papunësisë. Ai ka shtuar se deficiti tregtar ka mundësi të mbulohet vetëm me rritjen e prodhimit të brendshëm. Ka parametra se një pjesë e importeve mund të zëvëndësohet me prodhimin vendas. Ndërkaq ne fjalën e tij z.Bostjan Jazbec, guvernator i Bankës Qendrore të Sllovenisë ka patencuar se vendet e Evropës Juglindore kanë dalë nga kriza dhe shumica e tyre dhe aktivitetet ekonomike janë në nivelet e parakrizës.Poashtu permendi keto vende duhet të rrisin fleksibilitetin e fuqisë punëtore dhe të rregullojnë politikat. Sipas tij, të gjitha vendet duhet të fokusohen në adresimin e rriskut dhe stabilitetit financiar dhe që të jenë në rrjet të sigurt duhet të fokusohen në ngritjen bankare, në mbrojtje, në potencialin për rritje si dhe në përmirësimin e konkurrueshmërisë. Me prezentimet e tyre neketë konferencë janë prezentuar edhe : Në Panelin me temë : Modeli zhvillimor për vendet e Evropës Juglindore pas krizës dhe në frymën e integrimit evropian: Rruga drejt , kanë prezentuar z. z.Bedri Peci, Kryetar i Bordit te BQK-se, Mojmir Mrak, Profesor, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Lubjanës si dhe kryesuesi i këtij Paneli z. Peter Nichol, Këshilltar, Thesari Amerikan. Ndërkaq në Panelin : Sfidat kyçe të rritjes së zhvillimit ekonomik për vendet e regjionit në veçanti Kosova , prezentuan : Kryesues i Panelit z. Fatmir Gashi, Zëvendësguvernator, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, z.Igor Masten, Profesor, Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Lubjanës dhe z. Ibrahim Rexhepi-Instituti STRAS.