Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
26/11/2019
Në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë së Veriut sot u mbajt një takim i nivelit të lartë midis anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve, Sulejman Ahmedi dhe Igor Ivanovski dhe delegacionit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës i kryesuar nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti.
Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve dhe lehtësimet dhe dobitë që mund të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve nga ky bashkëpunim, duke pasur parasysh fluksin e lartë të lëvizjes së kapitalit dhe të qytetarëve të këtyre dy vendeve fqinje.
Siç u potencua edhe nga guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti pala kosovare janë të gatshëm për bashkëpunim, të cilin e quajti të rëndësishëm dhe shpreson në arritjen e rezultateve konkrete të cilat do të jenë të dobishme për të dyja vendet.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara