17/03/2011
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit me Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare në Gjermani (BaFin).
Me këtë rast palët nënshkruese të këtij Memorandumi janë pajtuar për të bashkëpunuar në bazë të reciprocitetit si dhe besimit të ndërsjellë në fushën e mbikëqyrjes së institucioneve financiare. Përmes këtij Memorandumi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare në Gjermani (BaFin), do të këmbejnë informacione dhe të dhëna relevante të mbikëqyrjes financiare, si dhe do të realizojnë takime periodike për të diskutuar çështjet relevante në fushën e licencimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve financiare. Palët nënshkruese të këtij Memorandumi pajtohen që me kohë të informojnë njëra-tjetrën për institucionet financiare që mbikëqyren nga të dyja palët dhe të koordinojnë aktivitetin mbikëqyrës ndaj këtyre institucioneve. Memorandumi nga ana e BQK-së është firmosur nga u.d i Guvernatorit z.Gani Gërguri ndërsa për palën gjermane është firmosur nga z. Jochen Sanio , President i BaFin-it.