Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
09/03/2012
Në vazhdën e avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, Guvernatori i BQK-së, z. Gani Gërguri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm si mjaft të suksesshëm dhe me këtë rast kanë nënshkruar (ripërtrirë) Marrëveshjen e Bashkëpunimit e cila do t’i kontribuojë rritjes së efikasitetit në realizimin e objektivave specifike në fusha të përbashkëta.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara