Një delegacion i BQK-së vizitoi Bankën për Rregullim Ndërkombëtar-BIS me seli në Bazel të Zvicrës

20/05/2015

Një delegacion i BQK-së, i përfaqësuar nga Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare z. Fehmi Mehmeti dhe z.Nexhat Miftari, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, së bashku me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, në Basel të Zvicrës, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bankës për Rregullim Ndërkombetar (BIS-Bank for International Settlements), përkatësisht me z. Karl Cordewener, ndihmësekretar i pëeuml;rgjithshëm i Bankës për Rregullim Ndërkombetar dhe përfaqësues  të tjerë të këtij institucioni me rëndësi. 
Në këtë takim, z. Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e BIS-it me zhvillimet e fundit të sektorit financiar në Kosovë, si dhe me punën që po bën Banka Qendrore e Kosovës për përafrimin e kornizës dhe rregullativës ligjore të BQK-së  me standardet dhe parimet e Baselit. 
Z. Cordewener, njoftoi të pranishmit në këtë takimi lidhur me historikun e BIS-it si dhe projektet aktuale dhe sfidat e këtij institucioni në  të ardhmen. 
Në këtë takim, po ashtu u shtrua kërkesa që ti ofrohet mundësia  stafit të e BQK-së për pjesëmarrje në seminaret e organizuara nga BIS lidhur me parimet dhe standardet Baselit.
Nga këto praktika do të përfitonte  BQK-ja në ngritjen e kapaciteteve të saja nga përvojat  dhe profesionalizmi i BIS-it. 
Gjithashtu, në këtë takim palët shfaqën gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi në mes  BQK-së dhe BIS të zgjerohet, duke identifikuar edhe fusha ku do të mund të ofrohej asistencë e cila do të jetë e fokusuar në ngritjen e kapaciteteve për fusha specifike. 
Në fund Zëvëndësguvernatori Mehmeti shfaqi gatishmërinë e BQK-së që në një të ardhme të afërt një delegacion i BIS-it të vizitoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.