Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 janar 2022, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Transferet dhe Pagesat e Transferit të Mjeteve Pensionale;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Përcaktimin e Përfituesve të Pensioneve;
  • Vendim për emërimin e panelit për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari (ekspert i jashtëm) të Komitetit të Auditimit të BQK-së;
  • Vendim për emërimin e panelit për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari joekzekutiv të Bordit të BQK-së;

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Ulet tarifa për depozitim të monedhave në BQK Gjykata Supreme i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re”