Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare

14/07/2023

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me datë 14 Korrik 2023 ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Njësinë për Inteligjencë Financiare.
Ky memorandum është nënshkruar në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë dhe ka për qëllim të lehtësoj shkëmbimin e informacionit dhe ngritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse të pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.


BQK dhe NJIF-K mbeten partnere të fuqishme në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. BQK gjithashtu falënderon Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme përmes projektit PECK në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.