Në Tiranë u mbajt Konferenca “A i ndryshojnë krizat themelet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore?”, organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit

30/10/2015

Guvernatori i BQK-së z.Bedri Hamza mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të cilën Banka e Shqipërisë e organizon në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore pranë Universitetit të Oksfordit. Kjo ngjarje ka mbledhur në Tiranë ,guvernatorë bankash, zyrtarë , bankierë të lartë, si dhe ekspertë të fushave të financave nga rajoni dhe më gjerë.
Fillimisht pjesëmarrësve u janë drejtuar z.Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Kryeministri z.Edi Rama, si dhe drejtori i Qendrës se Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit z.Othon Anastasakis.
Gjatë punimeve të konferencës panelistët në cilësinë e pjesëmarrësve kanë trajtuar tema të ndryshme, që kanë të bëjnë kryesisht me sfidat ekonomike dhe financiare me të cilat janë përballur vendet e tyre, si dhe me sfidat me të cilat po përballen aktualisht.
Ndër temat e shtjelluara mund të përmendim temat si në vijim : “A ka ndryshuar ekonomia në periudhën e pas krizës”, “mjedisi ekonomik , politikat dhe zbatimi i tyre”, “nga kriza në krizë e shtetit të bashkimit evropian”, “ekonomia shqiptare, ambienti dhe politikat e zbatimit”, “një model i ri i biznesit për bankat në dritën e krizës globale financiare”, “çfarë ka ndryshuar gjatë krizës ,ndryshimi i ndërmjetësimit financiar dhe implikimet për stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen “ dhe rregullimi pas krizës dhe sfidat në Evropën Juglindore etj.
Kjo konferencë i zhvilloi punimet në tri sesione. Në sesionin e parë pjesëmarrësit patën rast të dëgjojnë për së afërmi diskutimet që lidhen kryesisht mbi efektivitetin e politikës monetare dhe asaj fiskale, mbi ndryshimet strukturore, mbi rreziqet me të cilat po përballet ekonomia dhe sistemi financiar, mbi sfidat dhe politikat strategjike të së ardhmes në ekonomitë e vendeve në zhvillim dhe ato të rajonit të Evropës Juglindore.
Ndërsa sa i përket sesionit të dytë të Konferencës, u diskutua mbi ndikimet e krizës në ekuilibrin makroekonomik dhe financiar, si dhe u analizua efektiviteti i politikave ekonomike të zbatuara në ekonomitë e këtyre vendeve.

Ndërkaq në sesionin e tretë, në panel mori pjesë edhe guvernatori Hamza, z.Gent Sejko guvernatori i Shqipërisë, z.Turalan Kenç, zëvëndësguvernator i Bankës së Turqisë, z.Nikola Fabris ,zëvendësguvernator i Bankës së Malit të Zi dhe z.Giuseppe Parigi ,zyrtar i lartë i Bankës së Italisë, tema u shtjellua në formë bashkëbisedimi në mes të panelistëve –përfaqësuesve të bankave qendrore, të cilët shprehen opinionet e tyre mbi zhvillimet më të fundit në ekonomitë rajonale dhe sfidat me të cilat përballen këto ekonomi për t’u bërë më nxitëse dhe më atraktive për investitorët e huaj me theks të veçantë për rritjen e investimeve të huaja.
Me theks të veçantë u diskutua për përvojat e vendeve përkatëse të rajonit për periudhën e pas krizës, si dhe për rolin që kanë sot sistemet financiare në zhvillimin e ekonomik të shteteve.
Guvernatori Hamza së bashku me kryetarin e Bordit të BQK-së z.Bedri Peci morën pjesë në inaugurimin e Ndërtesës së Rikonstruktuar dhe Muzeut të Bankës së Shqipërisë ku janë pritur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Gent Sejko dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe zhvilluan takime me zyrtarë të institucioneve të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të institucioneve të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse të Konferencës .