Në Prishtinë u shënua ceremonia e themelimit të Fondit për Garanci Kreditore

26/04/2016

Me një organizim në Prishtinë zyrtarisht Themelohet Fondi për Garanci Kreditore, i cili nga pjesëmarrësit u vlerësua si një institucion që do të ketë rëndësi të veçantë të zhvillimit ekonomik të vendit . Bartës në themelimin e këtij Fondi janë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me donatorë dhe të sektorit privat me mbështetjen e palëkundur të Agjencisë Amerikane për Zhvillim USAID, Bankës Gjermane për Zhvillim KFW, si dhe Agjencisë Suedeze SIDA. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Kryeparlamentari i Kosovës z.Veseli,Kryeministri i Kosovës z.Mustafa, Guvernatori i BQK-së z.Bedri Hamza,Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Greg Delawie, Ambasadorja Gjermane, Angelika Vielts; Drejtori i USAID-it në Kosovë, z.James Hope, Kryetari i Bordit të Fondit, z.Hajdar Korbi, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare,komunitetit të biznesit, mediave etj.

Themelimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore është inovacion në sektorin financiar të Kosovës, i cili shënon etapë të re të zhvillimit në lehtësimin e qasjes në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë forca motorike e rritjes ekonomike, e krijimit të vendeve të reja të punës dhe si të tilla, me një qasje optimale në financa, edhe faktor kyç i zhvillimit ekonomik të një vendi, tha Guvernatori i Bankës Qendore të Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza. Për më shumë.