01/11/2016
Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) në bashkëpunim me Fondin Evropian për Evropën Juglindore–Development Facility (EFSE DF) , organizuan në Prishtinë Konferencën Vjetore të Bankave të Kosovës me temën “Shërbimet Digjitale Bankare në Kosovë”. Lidhur me temën është kryer një studim i iniciuar nga Shoqata e Bankave dhe në mbështetje–sponsorizuar nga EFSE. Studimi është kryer nga Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale –Stras. Përveç, Shoqatës së Bankave si nikoqir të kësaj ngjarjeje, konferenca mblodhi ekpertë nga fusha e industrisë bankare, qeverisë, shoqatave të ndryshme etj. Në debatin kryesor pati një ekip të panelistëve ekspertë nga Banka Qendrore, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga sektori bankar ,përfaqësues të institucioneve si Finance in Motion etj. Moderator i këtij Paneli ishte Drejtori i Institutit Strass Ibrahim Rexhepi. Zëvendësguvernatori Mehmeti u shpreh se sistemi bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm, stabil dhe likuid. Është inkurajuese rritja e kreditimit, që tregon që bankat gjithnjë e më shumë po kyçen në ndihmë për zhvillimin ekonomik. Në fjalën e tij z.Petrit Balija , drejtor ekzekutiv i SHBK-së theksoi rëndësinë e këtij studimi, ku sipas tij për herë të parë po hapet një temë, e cila ka të bëjë me funksionimin e brendshëm të bankave dhe të relacioneve të tyre me klientët, si është digjitalizimi. Në Panel lidhur me studimin e prezantuar folën edhe Zëvendësministrja Besa Zogaj-Gashi nga MZHE, z. Ilir Aliu, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SHBK-së ,z.Robert Wright nga RZ Bank , anëtarja e Bordit të ProCredit Bank Kosova znj.Eriola Bibolli, Venera Hoxha, përfaqësuese e Finance in Motion – këshilltare e EFSE DF . Ndërsa z. Ibrahim Rexhepi si bartës i këtij studimi dhe moderator u shpreh se të gjitha bankat janë të angazhuara tashmë në digjitalizim dhe i ofrojnë klientëve shërbime bankare mobile përmes aplikacioneve mobile dhe teksteve bankare. Për të arritur këtë nivel, bankat kanë përgatitur të gjithë kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe një nivel të lartë të monitorimit. Gjithsesi tema e konferencës zgjoi interesim të pjesëmarrësve të cilët u përfshin në debat me panelistët duke dhënë opinionet e tyre për temën dhe debatin e shtjelluar .
Fjala e zëvendësguvernatorit z.Fehmi Mehmeti më shumë.