20/01/2016
Në Prishtinë po i zhvillon punimet Konferenca e parë rajonale me titull “Iniciativa për implementimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Basel-it: ICAAP/SREP dhe shembujt praktik” e cila është organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në emër të Ministrisë Federale të Republikës së Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, – zyra në Prishtinë.
Kjo konferencë po mbahet në kuadër të projektit të BQK-së për implementimin e kornizës së Basel-it për Mbikëqyrjen e Bankave, i mbështetur nga GIZ. Këto standarde janë të përgatitura nga Komiteti i Basel-it për Mbikëqyrjen e Bankave në kuadër të Bankës për Rregullime Ndërkombëtare me Seli në Basel të Zvicrrës, e cila ka për qëllim të krijoj standarde të unifikuara ndërkombëtare për mbikëqyrjen e bankave.
Në kuadër të këtij projekti BQK është duke punuar në harmonizimin e kornizës rregullative të mbikëqyrjes së Bankave me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së.
Rëndësia më e madhe e kësaj Konference është edhe fakti se ka mbledhur përfaqësues dhe profesionist më eminent të institucioneve të njohura ndërkombëtare, ndër të cilët edhe përfaqësuesit e ambasadës Gjermane dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si ligjërues gjatë tri ditëve të punimeve do të prezentojnë me punimet e tyre , përfaqësuesit nga Banka Qendrore e Evropës (ECB), Banka Qendrore e Gjermanisë (Deutsche Bundesbank), Autoriteti Mbikëqyrës dhe Rregullativ i Sektorit Financiar të Gjermanisë – Bafin dhe Banka e Sllovenisë. Gjithashtu, janë të ftuar edhe përfaqësuesit nga sektori privat, ku gjatë punimeve të kësaj Konference do të prezantojnë për praktikat e tyre edhe përfaqësues të bankave amë të filialeve të bankave të huaja që operojnë në Kosovë. Në sesionin e paraditës me nga një fjalë rasti u paraqitën ,Guvernatori i BQK-së z.Bedri Hamza, Shkëlqesia e saj znj. Angelika Viets, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës dhe Z. James Macbeth, Drejtor i Zyrës së GIZ në Kosovë.
Fjala e Guvernatorit Bedri Hamza kliko.