Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
10/07/2008
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se me hyrjen në fuqi të ligjit mbi Bankën Qendrore prej 01 korrikut 2008, “Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës” do të quhet “BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS”. Gjithashtu ju informojmë se akronimi “AQBK” nga data e lartcekur do të jetë “BQK”.
Ndryshimi tjetër do të jetë edhe domeni www.bqk-kos.org i cili tanimë është funksional, përderisa domeni i vjetër www.cbak-kos.org do të jetë në shfrytëzim krahas domenit të ri deri më 31 dhjetor 2008.
Në rast se jeni të interesuar për ndonjë njoftim shtesë apo keni nevojë të informoheni për dhe rreth Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ju lutem të na kontaktoni në:
Drejtoratin për Marrëdhënie me Jashtë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Rruga e Garibaldit nr.33 Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 226 823 ext. 422
E-mail: BujarAbdullahu@cbak-kos.org
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara