02/04/2009
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim më Bankën për zhvillim të Gjermanisë KfW, Shoqatën e Institucioneve Mikrofinaciare të Kosovës -AMIK-un , Shkollën e Frankfurtit për Financa dhe Menaxhment EFSE dhe më pjesëmarrjën e Ministrit të Ekonomisë dhe Financa të Kosovës, z. Ahmet Shala si dhe përfaqësuesit nga Bankat Komerciale të Kosovës dhe të institucioneve tjera relevante financiare mbajtën konferencën njëditore me temën : “Financimi i Përgjegjshëm në Kosovë “.
Paneli u kryesua nga znj. Doris Köhn, zëvendëskryetare e KfW-së ndërsa fjalën hyrëse para pjesëmarrësve e mbajti Guvernatori i BQK-së z.Hashim Rexhepi. Për më shumë klikoni. Po ashtu pjesëmarrësve u janë drejtuar edhe znj. Doris Köhn dhe znj.Sylvia Wisniwski, Zyrtare e Lartë Operative e Shkollës e Frankfurtit për Financa dhe Menaxhment EFSE.
Pas fjalëve hyrëse para pjesëmarësve me temën:” Roli i Bankës Qendrore në Financimin e Përgjegjshëm nëpërmjet Institucioneve Financiare“ ka referuar me prezentimin i tij z. Hashim Rexhepi, Guvernator, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës , për më shumë kliko . Ndërkaq më një fjalë rasti lidhur me krizën globale , efektet e mundshme qe mund të prekin Kosovën si dhe hapat që janë duke ndërmarrë institucionet e vendit në rast të lajmërimit të krizës, ka referuar z. Ahmet Shala Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, nderkohë temën“ Dimensionet e ndryshme dhe aksionarët në Financimin e Përgjegjshëm” e ka prezentuar z. Matthias Adler, Ekonomist kryesor, KfW. Në vijim z. Peter Hayward, ish-Sekretar i Përgjithshëm, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare , ka prezentuar temën : “Perspektiva e Rregullatorit dhe Autoritetit Mbikëqyrës të Përgjegjshëm Financimi i Përgjegjshëm” nderkaq me temën “Nga perspektiva e Sektorit Bankar të Kosovës” para pjesëmarrësve të kësaj konference ka prezentuar z. Philip Sigwart, Drejtor menaxhues i Procredit Bankës si dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve - Shoqata e Bankave të Kosovës. Në fund më prezentimin e saj para pjesëmarrësve ka referuar me temën “ Roli i AMIK-ut dhe IMF-ve në Financimin e Përgjegjshëm “, panelistja e kësaj konference ,znj. Rusudan Kharabadze, Kryetare e Bordit të Drejtorëve - AMIK.
Më pas panelistët kanë zhvilluar debat më pyetje dhe përgjigje, ku përveç tyre në këtë diskutim u anagzhuan edhe pjesëmarrësit e konferencës të cilët shtruar pyetje drejtuar Panelit. Krejtë në fund nga ana e znj. Blerta Qerimi menaxhere e AMIK-ut u bë prezentimit i Broshurës më të re të lansuar nga kjo Shoqatë . Broshura titullohet: Themelet e Financave - Udhëzuesi juaj për t’iu drejtuar një institucioni mikrofinaciar. Kjo broshurë është realizuar nga AMIK-u më mbeshtetje teknike nga EFSE.