Me një konferencë solemne Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënoi 15 vjetorin e themelimit të saj

15/12/2014

Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)  organizoi një konferencë solemne, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore, si dhe udhëheqësit e institucioneve financiare të vendit. Po ashtu konferencën e nderuan me pjesëmarrjen  e tyre edhe përfaqësues të qeverive dhe institucioneve të huaja të akredituara në Republikën e Kosovës.  Gjatë kësaj konference u paraqitën të arriturat  kryesore në zhvillimin  e deritanishëm të BQK-së,  si dhe të sistemit financiar në tërësi. Folësit në këtë konferencë po ashtu  shtjelluan  edhe drejtimet kyçe strategjike të BQK-së për të ardhmen afatmesme. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke iu drejtuar pjesëmarrësve  ndër të tjera i bëri një kronologji të zhvillimeve që nga themelimi i BQK-së e deri në ditët e sotme , po ashtu foli për sfidat nëpër të cilat ka kaluar Banka,  si dhe për sfidat dhe objektivat që e presin në të ardhmen. Gjatë fjalimit solemn  të tij u theksuan të arriturat, si dhe gjendja aktuale e cila mbretëron në sistemin bankar dhe në industrinë financiare në përgjithësi. Të gjithë treguesit janë mjaftë pozitiv, kemi të bëjmë me një sistem të shendetshëm dhe  likuid. Ndërsa në fjalën e tij ai nuk harroi pa falëndëruar edhe të gjithë ata që ndihmuan BQK-në në rrugetimin e saj, vendet mike të Kosovës dhe të institucioneve dhe donatorëve nga këto vende që në asnjë moment nuk  hezituan në ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme edhe për sistemin finaciar. 

Historiku i sistemit financiar në Kosovë

 


 Gjatë gjithë kësaj periudhe, Banka Qendrore e Kosovës ka përmbushur me përkushtim funksionet e saj, në veçanti përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit bankar për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat e menaxhimit të shëndoshë dhe për të garantuar stabilitetin e sistemit tonë financiar.

Mbikëqyrja profesionale e sektorit bankar dhe përshtatja e vazhdueshme e legjislacionit në linjë me kërkesat dhe nevojat e tregut, ka ndikuar dukshëm edhe në zvogëlimin e rrezikut moral.
Banka Qendrore e Kosovës mbetet prandaj njëra ndër shtyllat kryesore institucionale të ekonomisë, shtyllë e sistemit financiar dhe mbrojtëse e stabilitetit financiar e makroekonomik të vendit thekspo ndër të tjera presidentja e vendit znj.Atifete Jahjaga .
 

Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z.Thomas Gnocchi, në fjalën e tij potencoi se sistemi bankar në Kosovë  është i qëndrueshëm . Gjithnjë sipas tij “Kemi një sistem mjaft qëndrueshëm  financiar dhe po ashtu kemi një sistem bankar likuid me depozitat financiare që janë të mjaftueshme. Në vijim ai përmendi sukseset e fundit që janë mjaft të dukshme e  që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarit të Kosovës, është edhe prezantimi i Kod Swift, duke i dhënë mbeshtetje  të vazhdueshme BQK-së nga ana e  zyrës së  komisionit evropian , e cila  sipas tij është gjithmonë e gatshme të ofrojë përkrahje dhe mbështetje për të gjitha këto fusha për BQK-në. Në fund të fjalës së tij  ndër të tjera z.Gnocchi ka theksuar se  Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyer për ta mbajtur sistemin sa më stabil që është e mundur”.
Ndërsa , Kryetari i Bordit të BQK-së z. Bedri Peci në fjalën e tij duke iu drejtuar të pranishmëve  theksoi se pesëmbëdhjetë vite përbëjnë një periudhë relativisht të shkurtër kohore për BQK-në, ky hark kohor dëshmon vënien e themeleve të shëndosha mbi të cilat do të ndërtohej dhe zhvillohej i gjithë sistemi financiar i vendit. Po sipas tij , puna dhe angazhimi i pakompromisë i personelit vendor, si dhe përkrahja e pahezituar e partnerëve ndërkombëtar janë sinkronizuar lehtësisht brenda kornizave të përcaktuara nga një vizion i qartë zhvillimi dhe promovimi të vazhdueshëm të sektorit financiar të vendit.
Për pesëmbëdhjetë vite radhazi, ky sektor do të vazhdonte të zhvillohej pa lëkundje të mëdha drejt konsolidimit të akterëve në treg dhe harmonizimit të vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe rregullativ me standardet më të avancuara bashkëkohore të bankingut ndërkombëtar.
 

Për rolin dhe treguesit në  sistemin bankar më një fjalë rasti ka prezentuar edhe z.Robert Wright , Drejtor i Bordit të Drejtorëve në  Shoqatën e Bankave. Ndërkaq  në fund Guvernatori  Hamza ka ndarë çmimet për hulumtuesit e rinj në sferën e ekonomisë, Çmimin e Ekonomistëve të Rinj.
 

Fjala e Guvernatorit 
Fjala e Presidentes
Fjala e Kryetarit të Bordit të BQK-së
Fjala e përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë