Liberalizimi i Sigurimit të Detyrueshëm të Autopërgjegjësisë

28/03/2008

Që nga përfundimi i luftës, tarifat e policave të Sigurimit të Detyrueshëm të Autopërgjegjësië  (TPL) janë përcaktuar nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës në cilësinë e mbikëqyrësit të industrisë së sigurimeve.
Pas disa vitesh nga rritja e kompanive të sigurimit të licencuara nga AQBK, industria lokale duket të jetë mjaft e pjekur për të hyrë hap pas hapi në fazën e kontrolluar të liberalizimit të tarifave TPL. Në fakt, një liberalizim i kontrolluar mund të sjellë mnjë konkurrencë më të madhe në mes të kompanive të sigurimit. Kjo do të jetë në dobi të policëmbajtësve, të cilët mund të përfitojnë jo vetëm nga tarifat më të mira por edhe shërbime të një cilësie më të lartë e sidomos sa i përket pagesës së dëmeve.

Për këtë arsye, Këshilli Drejtues i AQBK-së, më 18 dhjetor, 2007 vendosi të ndryshoj Rregullën 3 të AQBK-së mbi Sigurimin e Detyrueshëm të Autopërgjegjësisë. Ky ndryshim, do t’ua mundësoj kompanive të sigurimit të modifikojnë tarifat e tyre nën limitet e përcaktuara nga AQBK. Kjo do t’ua mundësoj kompanive të sigurimit që të jenë të përgatitura për hapat e mëtutjeshëm të liberalizimit

Hapi i parë i këtij liberalizimi të kontrolluar do të hyj në fuqi më 1 Prill, 2008.
Teksti i tërësishëm i Rregullës 3 të ndryshuar gjendet në web-faqen e AQBK-së (Korniza Ligjore / Rregullat dhe Rregulloret / Rregullat e Sigurimeve).