Kumtesë për shtyp

04/03/2011

Prishtinë, 4 mars 2011

Paneli i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , për nominimin  e Guvernatorit të BQK-së, pas selektimit dhe intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë , ka përcaktuar rrethin e ngushtë të kandidatëve të nominuar për pozitën  e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , si në vijim :


1. Gazmend Luboteni
2. Gani Gërguri
3. Safet Merovci

Në pajtim me nenin 38. Paragrafi 2. të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës , lista me radhitjen e kandidatëve të përmendur më sipër do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë.