Kryeministri Haradinaj priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Fehmi Mehmeti

07/05/2018

 
“Banka Qendrore vazhdon të mbetet një ndër institucionet më kredibile në vend”, këto komente i bëri sot  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit  në Kryeministri  me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi Mehmeti.
Më këtë rast ,Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë rolin e BQK-së  duke potencuar se  , Kosova është me fat që ka një institucion të tillë, që praktikon profesionalizëm dhe efikasitet,duke  shtuar se BQK-ja do të ketë gjithë mbështetjen e Qeverisë që ky trend të vazhdojë.
Në vijim të bashkëbisedimit me Guvernatorin Mehmeti, Kryeministri Haradinaj potencoi se “zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti financiar dhe bankar janë parametrat kryesor dhe për të cilët është garancë Banka Qendrore. Andaj Qeveria e vendit është e përkushtuar që kjo të vazhdojë, duke ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim”.
Ndërsa Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z.Fehmi Mehmeti, pasi e falëndëroi kryeministrin për pritjen ,në vijim gjatë bashkëbisedimit me të parin e Qeverisë , tha se Banka Qendrore do të vazhdojë përkushtimin për të mbajtur një sistem financiar stabil, sistem të sigurt të pagesave, konkurrencën e lirë dhe duke ruajtur politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë. Ndërsa në fund,  Kryeministri Haradinaj theksoi se rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës, krahas fuqizimit të sundimit të ligjit, janë objektiva kryesore të kësaj Qeverie.