Konkurs – Ese për kursimet dhe financat personale

11/10/2019

Banka Qendrore e Republikës se Kosovës në kuadër të edukimit financiar fton  nxënësit e klasave 6-9 të shkollave fillore të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin e përzgjedhjes së Esesë më të mirë rreth kursimit dhe financave.

Motoja e shënimit të kësaj dite do të jetë : “Kursimet për një të ardhme  më të mirë “


 

Kriteret e konkursit

  • Eseja duhet të ketë maksimum 1.500 fjalë;
  • Eseja duhet të përmbajë njërën nga temat në vijim: rëndësia e kursimit për të ardhmen, qëndrimi i të rinjve ndaj kursimit, kursimet në institucionet financiare, mënyrat moderne kundrejt atyre klasike të pagesës, roli i parasë dhe kursimit në ekonomi,  mësimi për paranë në shkollë  ndihmon se si të kursejmë.
  • Eseja duhet të jetë punë origjinale dhe kreative, jo e kopjuar apo përkthyer;
  • Punimi duhet të jetë përmbajtësor;
  • Punimi duhet të jetë në gjuhën shqipe.

Punimet tuaja mund t’i dërgoni përmes postës elektronike në adresën: info@bqk-kos.org

Në subject shënoni: “Konkursi për ese”

Mos harroni të shënoni :

- Emrin dhe mbiemrin;      
- Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
-
Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit me adresën e banimit;
- Kontakt telefoni i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve 23 tetor 2019.

Çmimet do të ndahen më 31 tetor 2019, Dita Botërore e Kursimeve.

10 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:

Çmimi 1: 250 €

Çmimi 2: 200 €

Çmimi 3:150 €

Çmimi 4-10: 100 €

Punimet e përzgjedhura si punime fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Të interesuarit për informata shtesë mund të shërbehen nga faqja zyrtare e BQK-së www.bqk-kos.org, platforma e BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org  ose mund të na kontaktojnë në email:info@bqk-kos.org.