Konferenca e BERZH-ës në Kiev

22/05/2008

Më 18 dhe 19 maj 2008 në Kiev të Ukrainës është mbajt konferenca vjetore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH në të cilën nga Kosova morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AQBK-së z. Hashim Rexhep si dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave  z. Ahmet Shala.

Përveç interesimit të BERZH-it që të ofroj ndihmë në investime kapitale në Kosovë siç është fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj si dhe në dy autostrada, asaj Morinë – Merdarë dhe Prishtinë – Shkup e rëndësisë së veçantë e kësaj konference ishte edhe takimi i përfaqësuesve të Kosovës me shumë delegacione anëtare të BERZH-it me të cilët është diskutuar gjetja e modaliteteve për përshpejtimin e anëtarësimit të AQBK-së në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.