Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
06/03/2009
Konferenca mbahet të martën, më 10 mars 2009, në Auditoriumin e BQK-së në ora 11:00
Pjesëmarrës nga BQK në këtë Konferencë do të jenë Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët.
Më këtë rast Guvernatori, z.Hashim Rexhepi do të mbaj një fjalim hyrës (përmbledhje ekzekutive) për rezultatet dhe sfidat e BQK-së në vitin 2008 dhe gjithashtu do të flasë për objektivat kryesore të vitit 2009.
Ndërsa Zv. Guvernatori z.Gani Gerguri do të flasë për zhvillimet kryesore që kanë karakterizuar operacionet e BQK-së, investimet, sistemet e pagesave dhe statistikat financiare.
Ndërkaq Zv. Guvernatori Z. Nexhat Kryeziu do të flasë për përformancën e sistemit financiar (struktura, ndryshimet dhe zhvillimet kyçe në sistemin financiar, kapitalizimi i bankave, trendi i depozitave dhe kredive, likuiditeti, menaxhimi i riskut kreditor dhe performimi i kredive). Zhvillimet në industrinë e sigurimeve (rritja e primit, dëmet dhe solvenca). Gjithashtu do të flasë për Trustin Pensional të Kosoves dhe do të prezantoi veprimet e ndërmarra nga BQK-ja.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara