Konferencë e përbashkët e BQK-së dhe SHKS-së për sigurimet

08/07/2010

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve të premten më 9 korrik 2010 organizon konferencën e parë mbi sigurimet në Kosovë me titull “Perspektiva e sigurimeve në dritën e zhvillimeve të ardhshme”.

Prezantues në këtë konferencë do jenë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, autoriteteve rregullative të rajonit (Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri) dhe industrisë së sigurimeve.  Folësi kryesor i kësaj konference do të jetë z. Peter Braumuller – Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit Ndërkombëtar të Mbikëqyrëseve të Sigurimeve. Kjo është një konferencë unike për faktin se ka mbledhur së bashku për diskutime rreth zhvillimeve të sektorit të sigurimeve nivele të ndryshme si ata të politikë-bërësve, mbikëqyrësve dhe sektorit privat.
Më shumë informacione rreth agjendës ju lutem klikoni këtu