Seria e re e kartëmonedhave

Pas më shumë se 10 vite të futjes në qarkullim të kartëmonedhave dhe monedhave euro, Eurosistemi ne vitin 2013 ka filluar të lëshojë në qarkullim serinë e dytë e kartëmonedhave euro, e njohur si seria Europa. Kjo seri do të përmbajë një portret të Europa-s, një figurë e mitologjisë Greke nga rrjedh edhe origjina e emrit të kontinentit tonë.

Zbulohet dizajni i plotë i kartëmonedhave të reja në vlerë prej 100€ dhe 200€

Më 17 shtator 2018 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhave të reja (seria Europa) te denominimeve prej 100€ dhe 200€ që do te lëshohen në qarkullim më 28 maj 2019.

Pas kartëmonedhave në vlerë prej 5€, 10€, 20€ dhe 50€, kartëmonedhat e serisë së re në vlerë prej 100€ dhe 200€ janë dy kartëmonedhat e fundit që shënojnë edhe fundin e ciklit të lëshimit në qarkullim të serisë së dytë të kartëmonedhave euro meqë më 4 maj 2016 BQE pati vendosur që të ndërprejë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500€. Sidoqoftë kartëmonedha e serisë së parë në vlerë prej 500€ mbetet tender ligjor dhe gjithmonë do të ruajë vlerën e saj.

Kartëmonedhat e reja prej 100€ dhe 200€ përmbajnë tipare të zgjeruara, avancuara dhe inovative të sigurisë. Ashtu si denominimet e tjera, tiparet e reja të sigurisë tek kartëmonedhat e reja në vlerë prej 100€ dhe 200€ janë të lehta për t'u kontrolluar duke përdorur metodën "NDJEJE, SHIKOJE dhe LËVIZE".

Kartëmonedhat e reja në vlere prej 100€ dhe 200€ kanë madhësi të ndryshme nga kartëmonedhat e vjetra në vlerë prej 100€ dhe 200€. Denominimet e reja në vlerë prej 100€ dhe 200€ tani kanë gjerësi të njëjtë me gjerësinë e kartëmonedhës në vlerë prej 50€. Sidoqoftë, gjatësia e tyre mbetet e pandryshuar - sa më e gjatë kartëmonedha, aq më e lartë vlera. Meqenëse kartëmonedhat në vlere prej 50€, 100€ dhe 200€ tani kane gjerësi të njëjte, ato do te mund të trajtohen dhe procesohen më lehtë nga makineritë procesuese. Ato gjithashtu do të përshtaten më mirë në kuletat e njerëzve dhe do të kenë jetëgjatësi me te madhe, meqë do të jenë me pak te ekspozuara ndaj ndotjes dhe grisjes.

Përveç tipareve të sigurisë që mund të shihen me sy të lirë, kartëmonedhat e euros gjithashtu përmbajnë tipare të sigurisë të lexueshme nga makinat. Në kartëmonedhat e reja në vlerë prej 100€ dhe 200€ tiparet aktuale të sigurisë janë avancuar, si dhe janë shtuar tipare të reja për të mundësuar procesimin dhe autentifikimin e shpejtë të tyre. Kompletimi i serisë së dytë të kartëmonedhave do të ofrojë mbrojtje të shtuar kundër falsifikimit. Kjo i bën kartëmonedhat euro edhe më të sigurta, por edhe më të lehta për t'i kontrolluar dhe mbajtur.
 

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 50€

Më 5 korrik 2016 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 50€ në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 50€ është kartëmonedha e katërt e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë dhe e dytë e kartëmonedhave ne vlere prej 5€, 10€ dhe 20€ seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 50€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 50€ do të lëshohet në qarkullim më 4 prill 2017 në të gjithë zonën e euros.

Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 50€ ju lutem t'i referoheni faqes zyrtare http://www.new-euro-banknotes.eu/Euro-Banknotes/Euro-banknotes/THE-NEW-€50

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€

Më 24 shkurt 2015 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€ në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 20€ është kartëmonedha e tretë e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë dhe e dytë e kartëmonedhave ne vlere prej 5€ dhe 10€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 20€ do të lëshohet në qarkullim më 25 nëntor 2015 në të gjithë zonën e euros.
 
Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€ ju lutem të i referoheni ueb faqes zyrtare http://www.new-euro-banknotes.eu/Euro-Banknotes/Security-features/FEEL/THE-NEW-€20

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€

Më 13 janar 2014 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€ në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 10€ është kartëmonedha e dyte e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë të kartëmonedhave ne vlere prej 5€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 10€ do të lëshohet në qarkullim më 23 shtator 2014 në të gjithë zonën e euros

 Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€ ju lutem të i referoheni ueb faqes zyrtare http://www.new-euro-banknotes.eu/Euro-Banknotes/Security-features/FEEL/THE-NEW-€10

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€

Më 10 janar 2013 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€ në ngjarjen që u organizua në Muzeun Arkeologjik në Frankfurt am Main. Krahasuar me serine e parë të kartëmonedhave prej 5€, seria e re Europa ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 5€ do të lëshohet në qarkullim më 2 maj 2013 në të gjithë zonën e euros 


Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€së ju lutem të i referoheni ueb faqes zyrtare http://www.new-euro-banknotes.eu/Euro-Banknotes/Security-features/FEEL/THE-NEW-€5