Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së 28 dhjetor 2018

Takim nr. 24/2018, 28 dhjetor 2018

Bordi Ekzekutiv ka miratuar Planin strategjik 2019-2021.

Bordi Ekzekutiv ka miratuar revokimin e licencës së kompanisë së agjentëve në sigurime “Life Kosova”.

Bordi Ekzekutiv ka miratuar listën e tarifave dhe ngarkesave të Bankës Qendrore.

Bordi Ekzekutiv ka miratuar manualin udhëzues Metodologjia për vlerësimin e sistemeve të pagesave të rëndësisë sistemike.

Bordi Ekzekutiv ka miratuar revokimin e regjistrimit të institucionit financiar jobankar “N.Sh. Euro Eki”.