Vendimet e Bordit Ekzekutiv të BQK-së më datë 20 tetor 2015

Takim nr. 20/2015, 20 tetor 2015

1. Bordi Ekzekutiv ka miratuar shtimin e aktivitetit të lizingut operacional për IFJB Raiffeisen Leasing Kosovo RLKO-së.

2. Bordi Ekzekutiv ka miratuar regjistrimin e “TEB” sh.a si agjent i sigurimeve dhe atë për produktet si në vijim:
- sigurimi i pronës/shtëpisë;
- sigurimi Kasko i automjeteve; dhe
- sigurimi nga aksidentet personale.