Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 prill 2020

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 prill 2020,  mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Institucioneve Financiare Jobankare;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Licencimin e Siguruesve dhe Degëve të Siguruesve të Jashtëm;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Licencimin e Ndërmjetësuesve në Sigurime;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Huadhënie Brenda ditore dhe Njëditore;
  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e parë të vitit 2020.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin  2019 dhe Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.