Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 maj 2019

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 maj 2019,  mori vendimet si në vijim: 

-    Miratimin e Raportit Vjetor 2018 të BQK-së;
-    Miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për vitin 2018;
-    Miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e I-rë për vitin 2019;
-    Miratimin e Rregullores për Llogaritjen e Kufirit Minimal të Aftësisë Paguese, Adekuatshmërisë së Kapitalit dhe Fondit Garantues për Siguruesit Jojetë

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv, Raportin tremujor janar-mars 2019 të Auditimit të Brendshëm, si dhe u informua lidhur me aktivitetet Delegacionit të BQK-së gjatë pjesëmarrjes në takimet e pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të mbajtura në Uashington.