Vendimet e Bordit të BQK-së më 27 dhjetor 2018

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 dhjetor 2018, mori vendimet si në vijim:

  • Miratimi i Rregullores për Auditimin e Jashtëm të Institucioneve Financiare Jobankare;
  • Miratimi i Rregullores për Kontrollet e Brendshme dhe Auditimin e Brendshëm të Institucioneve Financiare Jobankare;
  • Miratimi i Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2019.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.