Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 nëntor 2018

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2018, mori vendimet si në vijim: 
- Miratimi i  Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e tretë të vitit 2018;
- Miratimi i  Rregullores për Menaxhuesit e Mjeteve Pensionale;
- Miratimi i Rregullores për Themelimin e Pensionit Plotësues Individual nga Ofruesit e Pensioneve;
- Miratim i Rregullores për Themelimin e Fondit Plotësues Pensional të Punëdhënesit;
- Miratimi i Rregullores për Financimin dhe Vlerësimin Aktuarial të Pensioneve me Shuma të Caktuara.
- Miratimi i Rregullores për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave;
- Miratimi i Rregullores për Treguesin e Leverazhit;
- Miratimi i Rregullores për Procesin e Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me raportin tremujor për periudhën korrik-shtator 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.