Vendimet e Bordit të BQK-së 28 dhjetor 2017

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor 2017, miratoi këto vendime:

Miratimi i Rregullores për Financimin dhe Llogaritjen e Fondit të Kompensimit;
Miratimi i Propozimit për Rishikim/Rivlerësim të Buxhetit 2017 për shpenzime operative;
Miratimi i Pasqyrave financiare të BQK-së për tremujorin e tretë të vitit 2017;
Miratimi i Planit vjetor të Auditimit të Brendshëm 2018.