Vendimet e Bordit të BQK-së më 22 dhjetor 2015

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e njëqindenëntë të mbajtur më 22 dhjetor 2015, miratoi vendimet si në vijim:

a) Miratoi Rregulloren për adekuatshmërinë e kapitalit të bankave
b) Miratoi Rregulloren për kreditë hipotekare rezidenciale
c) Miratoi Rregulloren për sistemin e numrave standardë të llogarive bankare
d) Miratoi Rregulloren për shpërndarjen e mjeteve të kredisë për bankat
e) Miratoi Rregulloren për shpërndarjen e mjeteve të kredisë për institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare
f) Miratoi Planin vjetor të Auditimit të brendshëm për vitin 2016
g) Rialokimin e Buxhetit të BQK-së për shpenzime kapitale për vitin 2015