Vendimet e Bordit të BQK-së më 26 mars 2015

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e nëntëdhjeteshtatë të mbajtur më 26 mars 2015, miratoi vendimet si në vijim:

• Miratoi Rregulloren për Kliringun dhe Funksionimin e Llogarive për Shlyerje
• Miratoi Rregulloren për Kërkesat Minimale të Sigurisë
• Miratoi Rregulloren për Procedurat e Shqiptimit të Ndëshkimeve Administrative
• Miratoi Raportin vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2014