Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 dhjetor 2014

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e nëntëdhjetetretë  të mbajtur më 29 dhjetor 2014, miratoi vendimet si në vijim: 

·         Miratoi Rregulloren për për Licencimin e Fondeve Plotësuese Pensionale të Punëdhënësve

·         Miratoi Rregulloren për Licencimin e Ofruesve të Pensioneve Plotësuese Individuale

·         Miratoi  Raportin nëntëmujor janar-shtator 2014 të Departamentit të Auditimit të Brendshëm