Vendimet e Bordit të BQK-së 25 tetor 2010

Prishtinë, 25 tetor 2010
Z. Jakup Krasniqi,
Kryetar i Kuvendit dhe Ushtrues detyre i Presidentit  të Republikës së Kosovës

Lënda: Rekomandim për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit  dhe u.d. i Presidentit,

Bordi i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës (BQK), në mbledhjen e  tridhjetetretë të mbajtur më  25 tetor 2010,  vendosi që në pajtim me nenin 41. paragrafi 2. nënparagrafi 2.2  të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës  shkarkimin e z. Hashim Rexhepit, Guvernator i BQK-së, pasi që Bordi i Bankës Qendrore doli me përfundim se Guvernatori i Bankës Qendrore ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi i Bankës Qendrore.

Me respekt,


Gazmend Luboteni
Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore