Vendimet e Bordit drejtues 26 korrik 2010

Republika e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës
Bordi drejtues
Vendime
Datë  26 korrik  2010
Në bazë të zbatimit të ligjit nr.03/ L-074, më datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës “,  Bordi drejtues i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen  e jashtëzakonshme të mbajtur  më 26 korrik   2010 mori vendimet si në vijim:



I.    Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me  26 korrik 2010, pas diskutimeve të shumta dhe analizës së situatës së krijuar në BQK,  pas arrestimit të Z. Hashim Rexhepi,  i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që në mbledhjen e parë të Kuvendit të inicioj procedurën e shkarkimit të Guvernatorit Z. Hashim Rexhepi, bazuar në nenin 84 (27) dhe 140, alineja 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 21.1 e) të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 34.5 të Politikës së Punësimit në BQK që ka bazën ligjore  në nenin 4 të Ligjit të BQK-së.

II.    Në pajtim me nenin 29.6 të Ligjit për BQK-në, Z. Gani Gërguri, Zëvendës Guvernator për  funksione bankare, do të ushtroj të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Guvernatorit deri sa të plotësohet posti i lirë i kësaj pozite.