Vendimet e Bordit drejtues 2 qershor 2010

Republika e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës
Bordi drejtues
Vendime
Nr. 27 më datë  2  qershor  2010
Në bazë të zbatimit të ligjit nr.03/ L-074, m` datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës “,  Bordi drejtues i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen  e njëzetetetë të mbajtur më 2 qershor  2010 miratoi vendimet si në vijim:


• Vendim 18/2010: Bordi miratoi Raportin vjetor të BQK-së  për vitin 2009

• Vendim 19/2010: Bordi shqyrtoi draftligjin për sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta dhe vendosi që të përcillet  si rekomandim i Bordit tek organet qeveritare për procedim të mëtutjeshëm.

• Vendim 20/2010: Bordi miratoi regjistrimin e Zyrës për këmbim të valutave “Kujtimi” nga Peja.

 


                               Këto    vendime  hyjnë  në fuqi prej datës 3 qershor  2010

  
       Sekretari                                                                                              Kryetari
  Skender Kllokoqi                                                                                Gazmend Luboteni