Vendimet nga mbledhja e Bordit drejtues

Republika e Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës

Bordi drejtues

Vendime

Nr. 23 më datë  25 shkurt 2010

Në bazë të zbatimit të ligjit nr.03/ L-074, datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës “,  Bordi drejtues i BQK-së në mbledhjen e 23-të  miratoi  këto :

Vendime:

1. Revokimin e licencave të:

  • “Intel BROKER” Sh.p.k -Ndërmjetësues i sigurimeve; 
  • “Intel SERVICE” Sh.p.k -Ndërmjetësues i sigurimeve/rregullues i dëmeve, si  dhe
  • “Nic Holding”  Sh.p.k - Ndërmjetësues i sigurimeve/ rregullues i dëmeve.

2. Miratimin final  për bartjen e pronësisë të  KS Dardania  te blerësi i ri z. Riza Lluka.

Këto   vendime  hyjnë  në fuqi prej datës 26 shkurt 2010.

Sekretari                                                                                                   Kryetari
Skender Kllokoqi                                                                                        Gazmend Luboteni